Vuçiq: Mund edhe mos të mbahet samiti në Paris

Aktuale

Vuçiq: Mund edhe mos të mbahet samiti në Paris

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 23:52
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, deklaroi sot se nuk pret që diskutimi në Këshillin e Sigurimit të OKB’së me 10’të qershor të rezultojë me rezultate apo hapa konkret, por theksoi se nëse mbahet, samiti i Parisit do të jetë i rëndësishëm.

Nuk mund ta dijë nëse do të ketë takim, pasi e di se tani po vazhdojnë konsultat e tyre me amerikanët, e di se po bisedojnë mes vete dhe se e dinë se nuk duhet të lejojnë që në Paris të ndodhë katastrofa. Nëse shihet se po shkojnë drejt kësaj, kush e di se a do të ndodhë Parisi tha për televizionin publik serb RTS Aleksandar Vucic.

Ai përsëriti se qëndrimi i Beogradit në Paris do të jetë i qartë, i pandryshueshëm dhe i kuptueshëm dhe i civilizuar. Prishtina duhet të largojë taksën, që të mund të shkojmë në bisedime e të arrihet një kompromis.

Vucic vazhdoi e shpjegoi se si nuk do të arrihet kompromisi sipas tij: Ata thonë  “Kosova është me këta kufij” e unë do të përsëris të njëjtat fjali si “unë konsideroj se Kosova është pjesë e Serbisë e ju thoni se është e pavarur” atëherë çfarë duhet të bëjmë. Pasi të gjithë në botë bëhen sikur janë të përgjumur kur dëgjojnë fjali të tilla, s’ka problem, mundemi edhe ne edhe pse nuk na konvenon aspak, e as ngritjes tonë, tha presidenti serb Vucic.

Aleksandar Vucic tregoi për rezultatet e mira ekonomike ku theksoi rritjen ekonomike të vitit 2018 i cili arrit në 4.5 %, e çereku i parë i këtij viti është 2.5 %. Pastaj theksoi nevojën e paqes dhe stabilitetit dhe të kemi politikën nën kontroll e të mos hyjmë në konflikte shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat