Ahmeti: Nuk jam i sigurt që krejt deputetët e LDK-së janë pro rrëzimit të Qeverisë

Aktuale

Ahmeti: Nuk jam i sigurt që krejt deputetët e LDK-së janë pro rrëzimit të Qeverisë

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 00:30
Shpend Ahmeti

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, ka folur për bisedimet mes partive opozitare për rrëzimin e qeverisë së Ramush Haradinajt dhe për formimin e një koalicioni të ri qeverisës.

Ai ka treguar se nuk është i gatshëm ta rrëzojë qeverinë me votat e Listës Serbe.

“S’jam i gatshëm sot me Listën Serbe me bo. Kur t’i shterrim krejt mundësitë e shqytrojmë. Nuk jam i sigurt që krejt të LDK-së janë pro. Kam kërkesë edhe për Isa Mustafën me qenë në vijë. Ka njerëz që nuk janë shkuar në mbledhje. Vijnë ka 2-3 deputet të LDK-së kur ka borde”, ka thënë Ahmeti, në televizionin 7.

Ai ka thënë se nëse ka biseda serioze tash brenda opozitës, mund të ketë shenja se mund të rrëzohet qeveria në vjeshtë.

“I thash edhe zotit (Isa) Mustafa. Dhe, publikisht po e them. Për neve PDK është vijë e kuqe, formale. Po e them zyrtarisht. Vijë e kuqe joformale është Lëvizja Vetëvendosje, për shkak të inateve që siç duket i kanë”, ka deklaruar Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat