Dodë Gjergji flet për ikjen e shqiptarëve bashkë me Naim Tërnavën

Aktuale

Dodë Gjergji flet për ikjen e shqiptarëve bashkë me Naim Tërnavën

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 07:23
Pamje nga vizita

(E plotesuar)  Thaçi në BIK: Ishte një muaj i shenjtë i agjërimit, solidaritetit, paqes dhe afrimit të njerëzve

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e festës së Fitër Bajramit ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, ku është pritur nga myftiu Naim Tërnava.

Presidenti Thaçi ka uruar Bashkësinë Islame dhe të gjithë qytetarët e besimit islam për festën e Fitër Bajramit.

Thaçi: Ishte një muaj i shenjtë i agjërimit, një muaj i solidaritetit, mirëkuptimit, paqes

“Ishte një muaj i shenjtë i agjërimit, një muaj i solidaritetit, mirëkuptimit, paqes, i afrimit të njerëzve edhe më tepër. Kemi pasur kënaqësinë që edhe më myftiun dhe të gjithë njerëzit në Kosovë të Bashkësisë Islame, por edhe me besimtarë të tjerë të jemi së bashku në shumë iftar anekënd Kosovës. Kudo shihet një mirëkuptim, solidaritet, dashuri dhe respekt mes njerëzve. Sot jemi këtu që të urojmë Bashkësinë Islame, t’i urojmë gjithë njerëzit për agjërimin e tyre, por mbi të gjitha për ditën e Fitër Bajramit”, ka thënë presidenti Thaçi.

Image

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, me rastin e festës së Fitër Bajramit, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës.

Me këtë rast Haradinaj tha se detyrë e institucioneve është që të mundësojnë lirinë e besimit për të gjithë njerëzit.

"E kam nderin edhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës të uroj Myftiun Tërnava me gjithë kolegët e Bashkësisë Islame të Kosovës, të gjithë besimtarët e Kosovës, bashkëkombësit tanë, të gjithë ata që e festojnë sot festën e Bajramit. E vërtetë është se gjatë muajit të Ramazanit kemi pasur rastin me qenë në disa raste bashkë me e përjetua edhe një ndjenjë të një solidariteti dhe respekti të ndërsjellë dhe sot ne jemi të gëzuar të gjithë urimet më të mira për gjithë qytetarët e Kosovës. Detyra e institucioneve tona është po ashtu me e mundësua lirinë e besimit që njerëzit me lirinë e me të drejtën që iu jep Kushtetuta e ligji, me pas të drejtë edhe në besim edhe me e zbatua besimin në bazë të bindjeve të tyre", tha kryeministri.

Image

Ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji ka vizituar Bashkësinë Islame me rastin e Fitër Bajramit, ku tha se është kënaqësi që shqiptarët festojnë bashkë të gjitha festat.

"Ju urojmë të gjithë atyre që kanë agjëruar që zoti ti shpërblejë, popullin tonë, vendin tonë. Është kënaqësi që ne shqiptarët mund të festojmë bashkë festat fetare, sepse kjo është mënyra e vetme të duam më shumë familjet, shtëpitë tonë dhe atdheun tonë, sepse shqetësimet i kemi të njëjta kur njerëzit po na ikin", tha ai.

Haradinaj: Detyrë e institucioneve është që të mundësojnë lirinë e besimit

Image

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, me rastin e festës së Fitër Bajramit, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës.

Haradinaj tha se detyrë e institucioneve është që të mundësojnë lirinë e besimit.

"E kam nderin edhe në emër të Qeverisë të uroj Myftiun Tërnava, por edhe të gjithë besimtarët e Kosovës, të gjithë ata që e festojnë. E vërtetë është se gjatë muajit të Ramazanit kemi pasur rastin të jemi bashkë. Detyra jonë është me e mundësu lirinë e besimit që e jep e drejta e Kushtetutës", tha ai.

Fillon pritja në BIK për nderë të festës së Fitër Bajramit

Pas tridhjetë ditë agjërimi sot besimtarët myslimanë gjithandej botës festojnë Bajramin.

Manifestimi qendror për festën e Fitër - Bajramit për Republikën e Kosovës është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Namazi i Fitër – Bajramit është falur në ora 05:36 minuta të cilit i priu Vedat ef. Sahiti-këshilltar i Myftiut të Kosovës.

Hytben e Fitër - Bajramit e ka mbajtur Myftiu i Kosovës,  Naim ef. Tërnava, ku i është drejtuar opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë.

Tanimë ka filluar pritja tradicionale në BIK, për nderë të festës. Aty për të uruar festën shkojnë politikanë, intelektualë, ushtarakë e shumë qytetarë.

Tërnava: Të reflektojmë, të krijojmë vende pune që të mos ikin rinia

Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava kërkon unitet, edhe politik, vende të reja pune, përballje me gjendjen e rëndë ekonomike, luftë krimit dhe korrupsionit, kështu sipas tij, që të angazhohemi për të mirën e vendit me mirëqenie për të gjithë.

Atdheu, thotë ai, është edhe amanet i dëshmorëve dhe nuk duhet larguar prej tij.

Tërnava i ka bërë thirrje edhe popullit por edhe politikanëve që të reflektojnë për të mirën e atdheut, për mirëkuptim dhe besim, pasuri këto të çmuara të kombit dhe fesë tonë.

Tërnava: Të reflektojmë, të krijojmë vende pune që të mos ikin rinia

“Fjala atdhe-vatan është fjalë që ta donë zemra dhe buron prej saj. Kosovë është fjalë e pa zëvendësuar që është mishëruar me shpirt, zemër dhe mendjen tonë. Të mos e lëmë, të mos largohemi, të mos migrojmë, por të punojmë për ditë më të mira të atdheut tonë. Fjalët e mia do të doja të dëgjohen si thirrje për të gjithë ne, për popull e Qeveri, të reflektojmë në të mirën dhe për të mirën e atdheut, tu krijohen mundësi të reja për punësim rinisë tonë, në mënyrë që ata të mos e marrin botën në sy, që tek ne të rinjtë tanë të mos fitohet përshtypja se ky vend është i pa perspektivë e fatin e tyre për jetë më të mirë të mendojnë se mund ta gjejnë vetëm duke u larguar nga Kosova por edhe trojet tona tjera shqiptare”, thotë ai.

Ai thotë se shqiptarët me shekuj kanë dëshmuar se e duan vendin e tyre, edhe gjatë luftës së fundit në Kosovë, ata u kthyen sërish, për ta ruajtur dhe për ta bërë edhe më të mirë dhe të bëjnë prapë derisa të shohin ndryshimin e duhur.

Tërnava: Ftoj për unitet politik, për mirëkuptim dhe besim, për siguri për të ardhmen

“Në këto çaste të Fitër Bajramit, në këtë ditë feste të rëndësishme për paqen dhe vlerat universale të shoqërisë njerëzore ftoj për një unitet edhe më të madh mes nesh, për unitet më të madh politik kur është në pyetje ardhmëria e vendit tonë, e vatanit tonë, për një mirëkuptim dhe besim edhe më të madh ndërfetar me të tjerët, të cilat janë pasuritë më të çmuara të kombit dhe fesë tonë. Si të tilla ato të bëjnë një garanci të sigurt për të ardhmen e shtetit tonë dhe brezat që do të vijnë pas nesh”, tha Tërnava.

Ai ka uruar Festën e Fitër Bajramit, të gjithë besimtarëve brenda trojeve tona apo kudo që gjenden, duke e lutur Zotin që në botë të mbretërojë paqja dhe lumturia.

Tërnava fton të gjithë të mos braktisin Kosovën, kërkon unitet politik dhe vende pune për rininë

Myftiu i Kosovës Naim Tërnava u ka bërë thirrje të gjithëve që të mos braktisin Kosovën, të mos migrojnë, ndërkohë bënë thirrje për unitet, edhe politik, që të krijohen vende punë dhe siguri e mirëqenie për të gjithë.

Në Hytben e Fitër – Bajramit, Tërnava ka thënë se të gjithë krenohen me vendin e tyre, se atdheu meriton sakrificën dhe se ai që i bënë keq vatanit nuk e di çka është vdekja.

Sipas tij, gjendja e rëndë ekonomike duhet të luftohet dhe duhet që të gjithë të angazhohen për të mirën e vendit, që është edhe amaneti i atyre që janë dëshmorë.

“Të mos e lëmë, të mos largohemi, të mos migrojmë, por të punojmë për ditë më të mira të atdheut tonë.  Fjalët e mia do të doja të dëgjohen si thirrje për të gjithë ne, për popull e Qeveri, të reflektojmë në të mirën dhe për të mirën e atdheut, tu krijohen mundësi të reja për punësim rinisë tonë, në mënyrë që ata të mos e marrin botën në sy, që tek ne të rinjtë tanë të mos fitohet përshtypja se ky vend është i pa perspektivë e fatin e tyre për jetë më të mirë të mendojnë se mund ta gjejnë vetëm duke u larguar nga Kosova por edhe trojet tona tjera shqiptare”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat