Mustafa: Solidariteti dhe mirëkuptimi të zotërojnë në familjet tona

Aktuale

Mustafa: Solidariteti dhe mirëkuptimi të zotërojnë në familjet tona

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 07:29
Isa Mustafa

Me rastin e Festës së Fitër Bajramit, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon këtë telegram urimi:

“Të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, urime Festa e Fitër Bajramit.

Në përfundim të muajit të shenjtë të Ramazanit, pas një muaji agjërimi, le të pranohen të gjitha lutjet e besimtarëve myslimanë. Uroj që solidariteti dhe mirëkuptimi të zotërojnë në familjet tona.

Festat e tilla forcojnë besimin në vlera të larta njerëzore të dashurisë, sakrificës, faljes dhe solidaritetit. Poashtu, dëshmojnë dhe forcojnë unitetin qytetar dhe tolerancën ndërfetare në Republikën e Kosovës.

Paqe dhe gëzime në familjet e juaja. Urime!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat