Agim Bahtiri feston Bajramin, por nuk e ha asnjë copë bakllavë, kjo është arsyeja

Aktuale

Agim Bahtiri feston Bajramin, por nuk e ha asnjë copë bakllavë, kjo është arsyeja

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 09:15
Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka nisur festën e Fitër Bajramit.

Bahtiri ka folur për traditën se si familja e tij feston këtë festë. Ai ka treguar për T7 se a blejnë rroba të reja për këtë festë.

“Ju e dini që i kam punët mirë edhe sigurisht që fëmijët kanë shumë rroba dhe mendoj që është ditë feste dhe po mendoj që të gjithë nipat e mbesat blejnë rroba pa asnjë problem”, tha Bahtiri, duke folur edhe për një traditë tjetër siç është ajo e dhënies së parave përveç se te anëtarët e familjes edhe te personat tjerë.

“Është traditë që me ju dhënë pare nga nana dhe të gjithë të tjerëve jemi ata që çdo herë ju japin fëmijëve dhe të rriturve familja ka dhanë edhe 20-30 personave të tjerë”, tha tutje kryetari i Mitrovicës.

Bahtiri derisa ka treguar se ka agjëruar muajin e ramazanit, ka folur edhe për këtë muaj.

“Ky muaj i ramazanit çdo herë njeriu e ka në kokën e vetë se duhet të jetë muaji më i vlefshëm, është një muaj që me të vërtetë duhet me kanë te cdo njeri”, shtoi ai.

Mirëpo, si duket kryetari i Mitrovicës nuk është fans i ëmbëlsirave, ai ka treguar se nuk i konsumon bakllavën.

“Unë bakllavë nuk ha, po i kemi të gjitha për miqtë që vijnë me na bo përhajr”, tha ai.

Në fund, Bahtiri ka dhënë edhe një mesazh për politikanët.

“Mesazhi im të duam njëri tjetrin, ky muaj le të jetë vazhdimësi e atij gëzimi po edhe vullneti dhe dashurie mes njëri tjetrit- politikanëve ju kisha lut të dojnë njëri tjetrin e të bashkohen për të mirë të qytetarëve”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat