Uashingtoni ka ngritur duart nga çështja e Kosovës ?

Aktuale

Uashingtoni ka ngritur duart nga çështja e Kosovës ?

Nga: N.SH Më: 4 qershor 2019 Në ora: 10:01
Kristofer Hill

„Kam shpresuar se Pompeo do të kuptojë më mirë këtë çështje, se menaxheri i naftës dhe gasit nga Teksasi Reks Tilerson, por kjo po zgjat më shumë se që është e pranueshme ka thënë ish- i dërguar amerikan për Kosovë Kristofer Hill, shkruan “Politika” përcjell “Bota Sot”.

Hill  thotë se Evropa në lidhje me çështjen e Kosovës nuk mund të llogaris në mbështetjen e administratës amerikane të Donalt Tramp, sepse si shprehet ai Uashingtoni praktikisht ka ngritur duart nga çështja e Kosovës.

Ai për DË ka thënë se  „unilaterizmi” i administratës së Trampit punon që ShBA „ të bëhen parëndësishme atje ku duhet të jenë të rëndësishme”, si bie fjala në zgjidhjen e çështjeve të mbetura në Ballkan.

„ Kam shpresuar se  (Majk) Pompeo do të kuptoj këtë çështje më mirë se menaxheri i naftës dhe gazit nga Teksasi Reks Tilerson, por kjo po zgjat më gjatë se që konsideroj të pranueshme. Evropa këtë duhet ta shoh si ‘ora e Evropës’”, tha Hill.

Ai nënvizon se Evropa duhet të merret me këtë, duke e ditur se „karriqa e ShBA është e zbraztë” në disa nga këto çështje.

Hill thekson se i vjen keq që 5 vendet e BE-së nuk e kanë njohur Kosovën, por kupton shkaqet e tyre sepse secili ka “Kosovën e vetë”.

„Mendoj se çështja e Kosovës mbetet çështje që ndan Evropën nga qëllimi i sja të bëhet e plotë edhe në paqe”, tha Hill.

Sipas fjalëve të tij ndryshimi i kufijve është vetëm „simptomë” e problemit të Kosovës prandaj nuk është zgjidhje mrekullie.

„ Unë do leja çështjen territoriale si element përfundimtar të ndonjë marrëveshje”, thotë Hill dhe shton se në ndërkohë duhet të flitet për çështjet dhe problemet tjera që janë primare për Beogradin dhe Prishtinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat