Bahtiri: Unë mendoj se Bajramit ju ka rritë shikueshmëria

Aktuale

Bahtiri: Unë mendoj se Bajramit ju ka rritë shikueshmëria

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 10:47
Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka folur në emisionin #gjesi në T7 për festën e Fitër Bajramit.

I pyetur nga gazetarja se a i ka humbur efekti kësaj feste, Bahtiri tha se mendon se ju ka rritur shikueshmëria.

 “Unë po mendojë se ju ka rrit shikueshmëria, dhe ndershmëria e qytetarëve sidomos të rinjve të cilët janë në Mitrovicë që janë shumë aktiv, dhe mendojë që kjo pjesë e jona e agjëron çdo herë, edhe unë mendojë se është një ditë që po vjen tu u rrit e jo duke u zvogëluar”, tha ai.

Ndryshe, Bahtiri në emisionin #gjesi ka folur edhe për traditën e se si familja e tij feston këtë festë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat