PSD uron: Le ta dëshmojmë që jemi pranë e për njëri-tjetrin

Aktuale

PSD uron: Le ta dëshmojmë që jemi pranë e për njëri-tjetrin

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 10:48
Ilustrim

Partia Socialdemokrate ka uruar të gjithë besimtarët me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Në urimin e kësaj partie thuhet se “Kjo festë që përmbyllë muajin e agjërimit, ngrit në pikën më të lartë vlerën e solidaritetit. Përmes “zeqatit” jepet shembulli se si duhet t’ia shtrijmë dorën e ndihmës nevojtarëve, duke bashkëndjerë dhe ndarë të mirat me ta”.

Urimi i plotë:

Pas muajit të Ramazanit, i përcjellë nga devotshmëria e lartë dhe sakrifica e madhe, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin. Kjo festë që përmbyllë muajin e agjërimit, ngrit në pikën më të lartë vlerën e solidaritetit. Përmes “zeqatit” jepet shembulli se si duhet t’ia shtrijmë dorën e ndihmës nevojtarëve, duke bashkëndjerë dhe ndarë të mirat me ta.

Janë këto vlera që duhet të jenë të pandashme nga çdo ditë e vitit. Vetëm kështu kultivohet ndjenja e përkushtimit të vazhdueshëm për një shoqëri të barabartë e të drejtë. Kjo mbanë gjallë shpresën për ditë më të mira. Dhe, është mesazh që të jemi sa më të virtytshëm.

Partia Socialdemokrate uron gjithë besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin, me dëshirën për sa më shumë shëndet, mirëqenie e lumturi tek secili e te çdo familje. Le ta rikujtojmë edhe këtë ditë se themelet e një shoqërie të shëndoshë janë dashuria dhe përkujdesi për njëri-tjetrin. Le ta dëshmojmë që jemi pranë e për njëri-tjetrin. Gëzuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat