Vetëvendosje: Urojmë për një shoqëri të barabartë

Aktuale

Vetëvendosje: Urojmë për një shoqëri të barabartë

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 10:51
Pamje nga takimi

Anëtarë të kryesisë dhe deputet të Lëvizjes Vetëvendosje kanë vizituar Bashkësinë Islame me rastin e Fitër Bajramit.

Arben Vitija nga kjo parti për këtë festë tha se urojnë që të ketë më shumë solidaritet dhe për një shoqëri më të barabartë.

“Pas muajit të Ramazanit, një muaj sfide, një muaj sakrifice, një muaj barazie edhe kjo festë përçon mesazhin e barazisë, mesazhin e harmonisë, ku ndajmë ushqimin me familjarët tanë, ndajmë dashurinë me të gjithë miqtë e ata që kanë nevojë. Duke përcjellur këtë mesazh të kësaj feste të madhe urojmë për më shumë solidaritet, për një shoqëri më të barabartë”, tha ai.

Vitija tha se kryetari i kësaj partie Albin Kurti nuk ka mundur të vije për urime meqë është jashtë shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat