Gjermania dhe Franca: Përpjekje për rinisjen e bisedimeve Kosovë-Serbi - Bota Sot
Gjermania dhe Franca: Përpjekje për rinisjen e bisedimeve Kosovë-Serbi

Aktuale

Gjermania dhe Franca: Përpjekje për rinisjen e bisedimeve Kosovë-Serbi

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 13:03
Merkel dhe Macron

Këshilltarët e kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, qëndruan dje në Kosovë për të diskutuar hollësitë e takimit të caktuar për datën 1 korrik në Paris, në përpjekje për të siguruar rifillimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Vendosja e taksës nga ana e Qeverisë së Kosovës ka bërë që të ndërpritet dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, serbët nuk duan që dialogu të nis pa heqjen e taksës ndaj produkteve të tyre.

E për këtë dje në Kosovë qëndruan një delegacion gjermano-francez, për të bërë një koordinim dhe për të kërkuar nga Kosova që taksa të hiqet dhe të nis dialogu.

Mirëpo, liderët e vendit, që nga Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli treguan se taksa nuk hiqet dhe se Serbia nuk duhet të vendos kushte për fillimin e dialogut.

Samiti i Parisit që do të mbahet me 1 korrik të këtij viti, po ashtu ka qenë temë tjetër kryesore e këtij delegacioni, ku e kanë quajtur si parapërgatitje në lidhje me këtë samit.

Kujtojmë se në Paris do të marrin pjesë presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj, po ashtu pjesë e këtij samiti do të jenë edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor si dhe liderët nga ana e Serbisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...