Nëna e Bardhyl Ajetit nuk e di se Lutfi Haziri është bërë dorë e djathtë e PDK-së!

Aktuale

Nëna e Bardhyl Ajetit nuk e di se Lutfi Haziri është bërë dorë e djathtë e PDK-së!

Nga: M.L Më: 4 qershor 2019 Në ora: 16:13
Zonja Nexharie Ajeti, nëna e gazetarit të "Bota sot", Bardhyl Ajetit

Botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot” Xhevdet Mazrekaj e ka komentuar ngjarjen e djeshme, ku me rastin e 14 vjetorit të vrasjes së gazetarit dhe redaktorit Bardhyl Ajeti, u ndezën qirinj para Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Mazrekaj, me anë të një statusi në profilin e tij në Facebook, ka shprehur keqardhjen për faktin se as pas 14 viteve dorasit që qëlluan Bardhylin nuk u zbuluan kush janë.

Ai ka bashkë ndjerë me nënën e Bardhyl Ajetit, e cila ka kritikuar drejtësinë për mos zbardhje të rastit dhe LDK-në, përkatësisht nënkryetarin e saj dhe Kryetarin e komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, për mos përkrahje të familjes.

Megjithatë, sipas Mazrekajt, Lutfi Haziri nuk është në LDK, por në PDK. Krejt kjo, për shkakun se i njëjti përkrah PDK-në dhe nuk është kundër një koalicioni qeverisës me këtë parti.

Postimi i plotë:

Nëna e Bardhyl Ajetit nuk e di se Lutfi Haziri është bërë dorë e djathtë e PDK-së!

Dje ishte 14 vjetori i vrasjes së gazetarit dhe redaktorit të gazetës kombëtare “Bota sot”, Bardhyl Ajeti. Me këtë rast, nën organizimin e publicistit Haki Abazi, u kërkua drejtësi për vrasjen e Bardhylit, ndërsa u ndezën qirinj para Teatrit Kombëtar të Kosovës. 

Pjesëmarrës në këtë ngjarje, ishin edhe familjarë të Bardhylit të cilët shprehën indinjatën për heshtjen e organeve të drejtësisë.

Fjalët e nënës Nexharie, do të duhej të rëndonin mbi ndërgjegjen e gjithsecilit që ka kompetenca e nuk i përdorë ato kompetenca për ta zbardhur vrasjen e Bardhylit. 

“Bardhyli ka qenë shumë i mirë, jo pse ka qenë i imi, por ka qenë i zgjut, i rrespektueshëm, i ka dashtë të gjithë, njejtë edhe atë e kanë deshtë të gjithë. Ai e ka dasht fjalën e lirë, e ka dasht drejtësinë, e ka dashtë gazetën “Bota sot”, por këta kriminel ia shuan jetën, vetëm pse ia tregontë të vërtetën”, tha nëna e Bardhylit për gazetën “Bota sot”.

“Mos më dalt shpirti, ishalla nuk vdes pa e kuptu kush ma vrau djalin, kush ma vrau Bardhylin, sepse askuj nuk i ka bë keq. Shpesh më duket se po hapet dera e po hyn brenda, më përqafon. I thojsha, mos shkruj evlad se a pe she që s`është situatë e qetë, më thoshtë, hajt nan se unë e di, i di punët e mia”, shtoi ajo.

Po ashtu, ajo kritikoi ashpër kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri për mospërkrahje, ndonëse Bardhyli ishte edhe me LDK-në.
“Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri nëpër tubime zgjedhore i përmend luftëtarët e LNQ-së, e asesi nuk e përmend birin tim, Bardhylin si hero i fjalës së lirë, si aktivist i madh i LDK-së. Unë nuk kam asgjë kundër Mulla Idrizit, e kundër luftëtarëve tjerë të lirisë, mirëpo Bardhyli është hero i fjalës së lirë, si i tillë nuk duam të shkoj gjak-humbët. Ne si familje nuk kemi pasur as përkrahje morale e as materiale, faktikisht i bie sikur nuk kemi dhënë asgjë, Bardhyli ka rënë për LDK-së, ai ka shkruar vetëm të vërtetën, Bardhyli ka qenë shok i ngushtë me Lutfi Hazirin, por, që i kthehet në këtë mënyrë, kjo mos përkrahje, nuk ke kam menduar kurrë”, u shpreh nëna e Bardhylit.

Ehh, sikur ta dinte nëna e Bardhylit që Lutfi Haziri ka kohë që nuk është në LDK. Lutfi Haziri qe një kohë të gjatë punon nën direktivat e PDK-së, SHIK-ut dhe Xhavit Halitit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat