Limaj e kalon Festën e Fitër Bajramit me të rinjtë e vendlindjes

Aktuale

Limaj e kalon Festën e Fitër Bajramit me të rinjtë e vendlindjes

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 18:43
Limaj me të rinjtë e vendlindjes

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, po kalon festën e Fitër Bajramit në vendlindje.

Kryetari i Nismës ka postuar disa fotografi më të rinjtë e vendlindjes se tij në Festën e Fitër Bajramit.

“Intelektualë të rinj e me energji pozitive. E ardhmja jonë është e sigurt”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Kreu i Nismës në mëngjes i shoqëruar nga deputetë e ministra nga radhët e Nismës ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, ku ka uruar myftin Naim Tërnava për festën e Bajramit.

Nga Bashkësia Islame e Kosovës, Limaj ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për këtë festë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat