Milaim Zeka tregon kur do ta inaugurojë partinë e tij

Aktuale

Milaim Zeka tregon kur do ta inaugurojë partinë e tij

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 18:57
Milaim Zeka

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka po planifikon të vazhdojë karrierën e tij politike duke krijuar një parti të tij.

Hapja zyrtare e partisë do të bëhet me 29 qershor, ndërsa Zeka ka treguar e kanë menduar se cfarë qasje do të ketë subjekti i tij, por edhe për emrin e saj.

“Kam shkuar në shumë qytete, në shumë fshatra të Kosovës. Mund të them se kam marrë përkrahje të mijëra njerëzve”, ka thënë Zeka.

Ai nuk përmend emra, por thotë se është konsultuar me shumë emra rreth partisë së tij, ndërsa nuk planifikon që në strukturën e saj të ketë njerëz të konsumuar politikë.

“Do të përbëhet nga profesorë, akademikë, nga shumë të ri. Nga skena politike, ka pak njerëz që në këto 20 vjet nuk e kanë bërë bërllok, prandaj do të kemi zëra që kanë qëndruar të heshtur në këto vjet”, ka thënë gazetari që në zgjedhjet e fundit është bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Zeka thotë se nuk po bën parti patriotike dhe nuk do të ketë kauza si bashkimi me Shqipërinë, rivizatimi i kufijve e tema të tilla.

Ai thotë se planifikon të merret me tema esenciale si mirëqenia e qytetarëve, rrymën e ujin.  

Deputeti thotë se ‘garanton që nuk do të hyjë në asnjë koalicion parazgjedhor’ për të provuar të hyjë në Kuvend me lista zgjedhore të partive të tjera.

Ndryshe Zeka nën siglën e partisë së Fatmir Limajt ka garuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme në qershor të 2017’ës. Ai është zgjedhur deputet ndërsa rrugës ka pasur mosmarrëveshje me Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqit. Madje, me të ka pasur jo pak herë edhe përplasje publike 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat