Hoxhaj: Dialogu Kosovë – Serbi të përfundojë me njohje të ndërsjellë

Aktuale

Hoxhaj: Dialogu Kosovë – Serbi të përfundojë me njohje të ndërsjellë

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 20:52
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit në Washington D.C. ka takuar drejtoreshën për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore, Susan Falatko.

Përmes një postimi në Twitter, Hoxhaj ka bërë të ditur se në këtë takim u diskutua për dialogun Kosovë-Serbi dhe marrëveshjen finale e cila duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë dhe anëtarësim të Kosovës në OKB.

“Patëm një diskutim të mirë me drejtoreshën për Çështje të Evropës Qëndrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Susan Falatko, në lidhje me zhvillimet në Kosovë dhe rajon, si dhe arritjen e marrëveshjes ligjërisht obliguese për normalizim të plotë dhe njohje të ndërsjellë”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat