Hoxhaj i reagon Daçiqit për foton me dollarë: Kjo është fushatë korruptuese

Aktuale

Hoxhaj i reagon Daçiqit për foton me dollarë: Kjo është fushatë korruptuese

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 20:55
Ivica Daciq

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka ironizuae me një fotografi të ministrit të jashtëm të Serbisë, Daçiq i cili mbante në duar një monedhë 100 dollarëshe amerikane e shkruar “Kosova është Serbi”.

Hoxhaj në reagimin e tij në Twitter ka thënë se pikërisht kjo foto tregon fytyrën e vertetë korruptuese të Serbisë për tërhequr njohjet e Kosovës.

“Çka ju sjell ndërmend kjo foto? Serbinë e korruptuar, diplomacinë e dollarit për të ndikuar qeveri të huaja me qëllim të minimit të shtetësisë së Kosovës dhe të dëmtimit të së ardhmes Euro-Atlantike të rajonit. Përderisa jetëgjatêsia e kartmonedhës 100 dollarëshe është rreth 15 vite, pavarësia e Kosovës është e përjetshme” ka shkruar Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat