Akuza të rënda për Thaçin, Veselin, Haradinajn dhe Limajn: Jeni kusarë e matrapazë politik!

Aktuale

Akuza të rënda për Thaçin, Veselin, Haradinajn dhe Limajn: Jeni kusarë e matrapazë politik!

Nga: N.H Më: 4 qershor 2019 Në ora: 21:34
Krerët e vendit

Veprimtari Fatmir Bajraj përmes një shkrimi dërguar në gazetën “Bota sot”, të titulluar “S’jeni shtetarë dhe as besimtarë, jeni kusarë e matrapazë politik”, i është drejtuar krerëve të vendit.

Ai mjaftë i ashpër ka qenë ndaj udhëheqësve të institucioneve në vend, të cilët edhe i ka quajtur si matrapazë politik.

Lidhur me këtë, Bajraj ka porositur që krerët e vendit të rrinë larg besimtarëve dhe njerëzve me dinjitet.

“Nëse keni një pikë ndërgjegje, në çka unë dyshoj, rrini largë besimtarëve dhe atyre njerëzve me integritet, dinjitet, moral e njerëzor të cilët nga agu deri në mbrëmje, punojnë dhe jetojnë me nder, gjë që s'është rasti me ju, zuzarë dhe matrapaz që jetoni në kurriz dhe në dëm të popullit që beson në zot, familje dhe shtet”, shkruan ai mes tjerash ai.

Ndryshe, krerët e vendit sot gjatë ditës kanë vizituar për festën e Fitër Bajramit edhe Bashkësinë Islame të Kosovës.

Shkrimi i tij pa ndërhyrje:

S'jeni shtetarë dhe as besimtarë, jeni kusarë & matrapaz politik !

Fe e keni pushtetin, e shtet keni paranë !

Ata që urojnë, pavarësisht bindjeve religjioze & fetare, ndajnë t'njëjtat vlera humane, dhe vlerat janë universale ; tejkalojnë dhe janë mbi partitë dhe pushtetet njëkohësisht !

Kujt i drejtoni "urimet & fatimet" tuaja ?

Popullit me t'cilin ju ndanë një mal n'mes, popullit të cilit i merrni qindarkën e fundit dhe i përkeqësoni gjendjën edhe ashtu n'mjerim e n'vuajtje t'llahtarshme...!

- Popullit të cilit i'a vjelët & vjedhët gjithë çka pat, dhe e lat me gishta n'gojë, duke përvetësuar e privatizuar pa kritere gjithë pasurinë nacionale të krijuar ndër breza dhe e futët n'xhepa sikur t'ishte bashqe e babës, njësoj sikur armiku serbo-sllav...!

- Popullit të cilin e xhveshët dhe privuat nga të drejtat elementare ; për punë, shkollim, sherim dhe jetë të dinjitetshme...!

- Atij populli, t'cilit i'a humbët përespektivën, mbytët shpresën dhe e detyruyt t'mësyjë dyertë e botës për një jetë të sigurtë e të dinjitetshme n'dhe të huaj ?

Juve "pushtetarë"- zuzarë, të cilët ; nga agu i mengjesit, e deri në agun tjetër pasues,dhe kështu në mënyrë cikluese (gjiruese) për 24 orë, mendoni vetëm pë vete, familjët tuaja dhe klientelën n'sherbim të pushtetit tuaj t'pakufishëm e t'pakufizuar...!

Jeni zuzarë & kusarë, por kurr besimtarë !

"Besimi lëkund malët", thot një maksimë, derisa Ju, Fe & Atdhe, keni mashtrimin, gënjeshtrën dhe krimin, andaj këto nuk korespodojnë me vlerat humane, me njerëzinë dhe vyrtytët njerëzore të skalitura ndër shekuj n'shoqëri dhe n'besime respektive...!

Besimtarët besojnë në Zot, në jetën e amshuar, në gjykimin dhe ditën e gjykimit, andaj janë t'vyrtytshëm, të arsyeshëm dhe t'përmbajtshëm në sjellje e n'vepër, dhe asgjë t'përbashkët me Juve të cilët keni vënë monopol mbi kualitetin e jetës se tyre dhe dinjitetit të cilin u'a nëpërkëmbëni çdo ditë, prore...!

Pse fyeni n'ditë feste fetare besimtarët ?

Kujt i hidhni hi syve ?

Pse keqpërdorni bujarinë & modestinë e tyre n'festa fetare, dhe i "pushtoni" shtepitë e kultit, Institucionët fetare, klerin dhe prijësit fetar, për t'përçuar gjithandej "urimet" tuaja hipokrite, për mirëqenje, begati, sakrificë popullore etj, etj...!

S'jeni të dënjë për urime të tilla, andaj urimet tuaja nuk nderojnë besimtarët dhe as qytetarët e kultivuar e të qytetëruar, kodi etik i të cilëve dallon me tuajin, sikur nata me ditë...!

Juve milionerë n'pushtet, e populli i varfër skajshmerisht që përpëlitët për bukën e gojës dhe behëni bashkë në festa fetare, siq është Festa e Bajramit, Krishtëlindja, Pashkët...

JO, ju dhe populli, ju dhe besimtarët, jeni antipode...!

Ju ndanë përditshmëria, nuk u bashkon dot Festa fetare, e cila është për besimtarët, për njerëz të besimit, njerëzisë, sakrificës dhe devotshmerisë, vyrtyte këto të huaja për ju dhe ata të cilët mendojnë vetëm për vete dhe interesa t'ngushta meskine...!

Nese keni një pikë ndërgjegje, në çka unë dyshoj, rrini largë besimtarëve dhe atyre njerëzve me integritet & dinjitet moral e njerëzor të cilët nga agu deri n'mbrëmje, punojnë & jetojnë me nder, gjë që s'është rasti me Ju, zuzarë & matrapaz që jetoni n'kurriz dhe n'dëm të popullit që besonë në Zot, familje & shtet.

Nuk u besonë njeri, kuptojeni o të mjerë në ndergjegje !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat