Kastrati: Për çdo ditë është dhënë nga një shtëpi dhe 250 familje janë furnizuar me pako ushqimore gjatë Ramazanit

Aktuale

Kastrati: Për çdo ditë është dhënë nga një shtëpi dhe 250 familje janë furnizuar me pako ushqimore gjatë Ramazanit

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 21:46
Halil Kastrati

Ai  ka theksuar se besimin te masa e kanë arritur duke i bërë publike të gjitha mjetet që kanë pranuar si donacion.

“Metoda e punës sonë është që çdokush që jep donacion është e drejtë e tij që ta dijë se ku përfundon donacioni i tij. Ne të gjitha këto i bëjmë publike. Kemi bërë thirrje që të vini me ne në aksionet tona”.

Ai ka deklaruar se gjatë muajit të fundit të Ramazanit, organizata që drejton ka dhuruar për çdo ditë nga një shtëpi për një familje në nevojë.

“Në krejt territorin e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedoni janë ndihmuar mbi 250 familje më pako ushqimore në vlerë 55 euro dhe për çdo ditë është dhënë nga një shtëpi”.

“Djersa e mërgimtarëve ka bërë që shumë lot mërzie të kthehet në lot gëzimi. Gjatë këtij muaji të Ramazanit kemi qenë të ngarkuar me aksionet tona humanitare. Është kuzhina që ushqehen 310 persona çdo ditë. Në ramazan ka qenë iftari”, ka thënë ai në ZB.

Kastrati ka thënë se në kontakt me nevojtarët bien nëpërmjet qendrave për punë sociale të komunave.

Ai ka treguar se cilat janë prioritetet e organizatës që drejton.

“Shoqata që drejtoj unë quhet “Jetimat e Ballkanit”. Kriteret e para janë jetimët – pafuqia për të punuar për të mbajtur familje, pastaj edhe nëse kryefamiljari është i paaftë për punë. Kemi hasë shumë kryefamiljar të mbështetur për muri dhe rrallë qanë burri e ne thuajse çdo ditë përballemi edhe me lotin e babës dhe duhet t’i rrish përballë edhe atij babai që lanë fytyrën e tij me lot”.

“Nuk e komentoj lotin, e çes dorën në zemër. Të dalë një prind para kamerës që ta tregojë situatën në të cilën gjendet nuk është e lehtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat