Thaçi dhe Vuçiq takohen këtë të premte

Aktuale

Thaçi dhe Vuçiq takohen këtë të premte

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 22:35
Aleksandar Vuçiq, Hashim Thaçi

Në kuadër të përgatitjeve për Samitin e Parisit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të premten do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mësohet nga burime ndërkombëtare.

Takimi i presidentëve, me ndërmjetësim të BE-së, do të mbahet në kuadër të konferencës GlobSec, që do të mbahet në Bratislavë të Sllovakisë.

Thaçi dhe Vuçiq do të flasin në konferencë për gjasat e arritjes së marrëveshjes përfundimtare, gjithëpërfshirëse, paqësore në mes të Kosovës dhe Serbisë, shkruajnë mediat vendore.

Më 1 korrik, në Paris pritet të mbahet takimi i thirrur nga presidenti Macron dhe kancelarja Merkel në mes të Kosovës dhe Serbisë. Këto ditë janë duke u zhvilluar edhe përgatitjet për Samitin e Parisit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat