Ivica Daçiq merr një goditje të fort: Amerika bashkë me UÇK-në, ka kohë që ia kanë shuar ëndrrat

Aktuale

Ivica Daçiq merr një goditje të fort: Amerika bashkë me UÇK-në, ka kohë që ia kanë shuar ëndrrat

Nga: N.H Më: 5 qershor 2019 Në ora: 09:14
Ivica Daçiq

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka reaguar pasi që Ivica Daçiq ka shkruar në një kartëmonedhë të dollarit amerikan mbishkrimin se “Kosova është Serbi.

Lekaj thotë se shteti i dollarit, monedhë që Daçiq shkruan ëndrra mbi të, Amerika bashkë me UÇK-në, ka kohë që ia kanë shuar këto ëndrra, ëndërrimtarit Daçiq e shokut të tij Vuçiq.

Sipas Lekajt, avazi i “patriotizmit” të udhëheqjes së Serbisë vazhdon të jetë i njëjti, fjalë shumë e duke i futur hundët në secilën punë të secilit vend sovran te rajonit.

Ja postimi i tij:

Udhëheqja e Serbisë si domate e serrave!

Avazi i “patriotizimit” të udhëheqjes së Serbisë vazhdon të jetë i njejti, fjalë shumë e duke i futur hundët në secilën punë të secilit vend sovran te rajonit, e punët e veta si mos me keq, janë damkosur si domatja e serrave, janë bërë (edhe më shumë) të gërditshëm.

Shteti i dollarit, monedhë që Daçiq shkruan endrra mbi të, Amerika bashkë me UÇK-n, ka kohë që ia kanë shuar këto ëndrra, ëndrrimtarit Daçiq e shokut të tij Vuçiq. Kosova është sovrane, si në Jug si në Veri dhe ma nuk ka vend për Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat