Ramadani takon Abigail Robinson, udhëheqëse e ekipit mbështetës amerikan në Kosovë

Aktuale

Ramadani takon Abigail Robinson, udhëheqëse e ekipit mbështetës amerikan në Kosovë

Nga: Z.B Më: 5 qershor 2019 Në ora: 09:57
Pamje nga takimi

Zëvendësministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka bërë të ditur se ka takuar Abigail Robinson, udhëheqëse e ekipit mbështetës amerikan në kuadër të Departamentit të Mbrojtjes për Kosovën për 7 vjet me radhë, përcjell ‘Bota sot’.

‘Mbështetja profesionale amerikane vazhdimisht ka qenë vitale për zhvillimin dhe avancimin e Ministrisë sonë dhe të FSK-së’.

Ramadani këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se gjatë këtij takimi kanë zhvilluar diskutime profesionale.

Postimi i plotë:

Mbështetja profesionale amerikane vazhdimisht ka qenë vitale për zhvillimin dhe avancimin e Ministrisë sonë dhe të FSK-së.
Kënaqësi të takojë znj. Abigail Robinson, udhëheqëse e ekipit mbështetës amerikan ne kuadër të Departamentit të Mbrojtjes për Kosovën për 7 vjet me radhë.

Po ashtu, zhvilluam diskutime profesionale me znj. Robinson dhe ekipin që udhëheq.
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat