Podgorica dënon me 14 vjet burg Vlada Majeviqin për krime lufte në Kosovë

Aktuale

Podgorica dënon me 14 vjet burg Vlada Majeviqin për krime lufte në Kosovë

Nga: A.Zh Më: 5 qershor 2019 Në ora: 10:20
Vlada Majeviqi

Vlada Majeviq i akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës kundër civilëve gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, u dënua me 14 vjet burg.

Aktgjykimin e ka dhënë një panel i veçantë i Gjykatës së Lartë i kryesuar nga gjyqtari Dragoje Jovic, përcjell Bota sot.

Kryetari i Trupit Gjykues, Dragoje Jovoviq, ka deklaruar se dëshmitë e paraqitura vërtetuan se krimet e luftës janë kryer, pasi për ato kanë dëshmuar dëshmitarët, por edhe vetë i akuzuari e ka pranuar në fazën e parë hetimore, e më vonë i ka mohuar ato deklarata.

Avokati i Majeviqit, Ljiljana Koldzic, ka thënë se është tronditur nga aktgjykimi për shkak se beson se ai është dënuar pa ndonjë dëshmi.

Familjet e prekura nga Kosova kanë thënë se dënimi i butë.

Majeviq është akuzuar se më 30 mars 1999, si vullnetar, në Zhegër afër Gjilanit, ka marrë pjesë në vrasjen e shqiptarëve.

Sipas aktakuzës ai ka vrarë Qazim Hazirin dhe Milazim Idrizin, ndërsa me thikë goditi Qamile Hazirin, të cilën më vonë e gjuajti edhe me dy plumba nga një pushkë automatike në stomak dhe në gjoks.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat