Haradinaj sot udhëton në Berlin, takon kancelaren Merkel - Bota Sot
Haradinaj sot udhëton në Berlin, takon kancelaren Merkel

Aktuale

Haradinaj sot udhëton në Berlin, takon kancelaren Merkel

Nga: K.M Më: 5 qershor 2019 Në ora: 11:22
Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj përmes një njoftimi të tijin në facebook ka njoftuar se sot do të udhëtoj për në Berlin, ku do të takohet me Kancelaren Angela Merkel, Kryetarin e Bundestagut Ëolfgang Schauble si dhe deputet të gjitha grupeve parlamentare të Bundestagut.

Ja postimi i plotë i Haradinajt

Të nderuar qytetarë,

Sot do të udhëtoj në Berlin për një vizitë një ditore gjatë të cilës do të takoj Kancelaren Angela Merkel, Kryetarin e Bundestagut Ëolfgang Schauble, deputetë të të gjitha grupeve parlamentare në Bundestag, do të marrë pjesë në konferencën “Takimet ndërkombëtare” dhe do të jem pjesë e lutjeve të mëngjesit në Berlin.
Kjo vizitë pune do të ketë për qëllim thellimin e marrëdhënieve dhe besimit në mes të Kosovës dhe Gjermanisë si partnere strategjike. Bashkëpunimi i bazuar në besim është i domosdoshëm në rrugëtimin e Kosovës për zhvillim ekonomik, integrime europiane dhe në fushën e sigurisë. Gjermania vazhdon të jetë një ndër partnerët kryesorë të Kosovës dhe përkrahja e tyre është jetike në arritjen e objektivave tona të përbashkëta.

RH

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...