Ish-agjenti I SHIK-ut, Naim Miftari, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë një koment rreth Samitit të ardhshëm, e që pritet të mbahet në Paris të Francës.
Miftari lidhur me këtë, deklaron se nga atje do të mësohet e verteta e idesë së re të presidentit Thaçi, që kërkon bashkim kombëtar.
Ndryshe, evoluimi i idesë së presidentit Thaçi nga bashkimi i Kosovës Lindore, ka kaluar në atë të bashkimit kombëtar me Shqiperinë.
“Në Paris do t’i shihet bishtin i vërtet i “Shqipërisë të madhe” proserbe të presidentit Hashim Thaçit, Putinit, Vuçiqit, Makronit, Mogerinit, Hanit dhe Edi Ramës”, shkruan ai në llogarinë e tij.