Flet Zv.ministri i shkarkuar nga Haradinaj

Aktuale

Flet Zv.ministri i shkarkuar nga Haradinaj

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 12:36
Bujar Nerjovaj

Gjatë ditës së sotme, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, njoftoi se e ka liruar nga detyra ish-drejtorin e Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, së fundmi zëvendësministër i Administratës Publike, Bujar Nerjovaj, i cili është dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht, pasi është shpallur fajtor për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Por vetë Nerjovaj po deklaron se ia ofroi dorëheqjen Haradinajt për çështje morale.

“Edhe pse vendimi i gjykatës nuk e ndalonte ushtrimin e detyrës së tanishme nga ana ime, ofrimi i dorëheqjes sime është i karakterit moral dhe për të treguar respektin tim të thellë ndaj Kryeministrit të Kosovës z. Ramush Haradinaj dhe Qeverisë së Kosovës, organeve të drejtësisë së vendit tim dhe proceseve në të cilat ndodhet vendi im dhe si një praktikë e mirë për t`u përballur në vazhdim i pa ndikuar në procesin e mëtutjeshëm për kërkimin e pafajësinë time”, ka shkruar zëvendësministri i liruar nga detyra.

Ai ka sqaruar se Gjykata Themelore në Prizren me datë 03.06.2019 mori një aktvendim dënues rreth çështjes së tij.

“Unë sot mora një vendim personal dhe kërkova nga Kryeministri i Kosovës z. Ramush Haradinaj që të më liroj nga posti i zëvendësministrit të Administratës Publike të Kosovës”, ka sqaruar Nerjovaj.

E lajmin për lirimin nga detyra e zëvendësministrit e ka publikuar vetë kryeministri Haradinaj.

“Sot kam liruar nga detyra Zv/ Ministrin e Administratës Publike Z. Bujar Nerjovaj. Lirimi bëhet me kërkesë të tij me qëllim të vazhdimit të procesit gjyqësor.

E falënderoj Zv/ Ministrin Nerjovaj për punën dhe kontributin në Ministrinë e Administratës Publike”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Nerjovaj është dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht, pasi është shpallur fajtor për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat