I vjen kundërpërgjigja: Ana Brnabiq një mbrojtëse e vrasjeve masive në Kosovë

Aktuale

I vjen kundërpërgjigja: Ana Brnabiq një mbrojtëse e vrasjeve masive në Kosovë

Nga: N.H Më: 5 qershor 2019 Në ora: 12:43
Ana Brnabiq

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, ka thënë se nuk do të kërkojë falje për deklaratat skandaloze të bëra ditë më parë, ku i quajti shqiptarët e Kosovës si “njerëz të zbritur nga pylli”.

“Do të doja që kurrë të mos takohesha me Haradinajn. Ju e dini për çfarë krime të tmerrshme u dyshuar. Por unë duhet të merrem edhe me djallin për hirë të Serbisë”, ka thënë Brnabiq.

Brnabiq ka thënë se nuk do të dëshironte kurrë as që të takohej me Haradinajn.

“Do të doja që kurrë të mos takohesha me Haradinajn. Ju e dini për çfarë krime të tmerrshme u dyshuar. Por unë duhet të merrem edhe me djallin për hirë të Serbisë”, ka thënë Brnabiq.

Ndërsa, lidhur me këtë ka reaguar edhe Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të jashtëm, Behgjet Pacollit.

Zyberaj thotë se për shkak të interesit të Kosovës dhe vullnetit për të pasur paqe në Ballkanin Perëndimor, Kosova është në dialog më Serbinë.

Mirëpo ai thekson se, “është një proces i vështirë edhe emocionalisht sepse kemi të bëjmë me Goebellset e Millosheviçit, mbrojtësit e vrasjeve masive dhe mbrojtësit e kriminelëve të luftës”.

“Për shkak të interesit të Kosovës dhe vullnetit për të pasur paqe në Ballkanin Perëndimor, Kosova është në dialog më Serbinë. Por është një proces i vështirë edhe emocionalisht sepse kemi të bëjmë me Goebellset e Millosheviçit, mbrojtësit e vrasjeve masive dhe mbrojtësit e kriminelëve të luftës. Kjo është qeveria e Ana Brnabic”, ka deklaruar Zyberaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat