“Po bashkëpunon me kriminelët në veri”, Pacolli merr vendim të prerë ndaj UNMIK-ut

Aktuale

“Po bashkëpunon me kriminelët në veri”, Pacolli merr vendim të prerë ndaj UNMIK-ut

Nga: A.Zh Më: 5 qershor 2019 Në ora: 14:25
Aksioni në veri

Jetlir Zyberaj, këshilltar politik i ministrit të Jashtëm të Kosovës Behgjet Pacolli, ka akuzuar misionin e UNMIK-ut, duke e quajtur atë “përkrahës kryesor të krimit të organizuar në veri të Kosovës”.

Zyberaj ka thënë se zyra e UNMIK-ut në veri, po bashkëpunon me kriminelët dhe grupet që synojnë të dëmtojnë sigurinë kombëtare të Kosovës dhe të pengojnë rendin dhe sundimin e ligjit në Kosovë, përcjell Bota sot.

Ai ka paralajmëruar se institucionet e Kosovës nuk do të bashkëpunojnë me UNMIK-un, pasi, sipas tij, ky mision po krijon pengesa për sundimin e ligjit dhe rendit.

Reagimi i Zyberajt:

Misioni i UNMIK-ut është bërë përkrahësi kryesor i krimit të organizuar në veri të Kosovës.

Është zyra e saj ne veri qe bashkëpunon me kriminelët dhe grupet që synojnë të dëmtojnë sigurinë kombëtare të Kosovës dhe të pengojnë rendin dhe sundimin e ligjit në Kosovë.

Ngjarjet e javës së kaluar dhe mënyra sesi UNMIK-u e trajton këtë rast e tregon këtë në mënyrën më të mirë. Institucionet e Kosovës nuk do të bashkëpunojnë me UNMIK-un, pasi ky mision po krijon pengesa për sundimin e ligjit dhe rendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat