Vdes Albert Rohan

Aktuale

Vdes Albert Rohan

Nga: F. B. Më: 5 qershor 2019 Në ora: 15:29
Albert Rohan

(E plotësuar) - Diplomati shumëvjeçar austriak që së bashku me të dërguarin e OKB-së Mati Atisari mori pjesë në bisedimet për statusin e Kosovës Albert Rohan ka ndërruar jetë, përcjell “Bota Sot”.

"Austria ka humbur njërin ndër diplomatët më të profilizuar dhe për mua dhe ministrinë vdekja e Rohan përbënë humbje të një njeriu shembull i madh ", ka deklaruar shefi i diplomacisë austriake Aleksander Shalenberg.

Rohan si diplomat ka kryer shumë detyra me rëndësi, ishte sekretar gjeneral i ministrisë së punëve të jashtme dhe shumë funksioneve ndërkombëtare duke dizajnuar politikën e jashtme të Austrisë.

Në kumtesën e ministrisë thuhet se për më shumë se dy dekada ai mori pjesë në formimin e politikës ndaj Ballkanit dhe vendosjes e paqes dhe perspektivës zhvillimore në atë regjion me rëndësi për Austrinë.

Rohan ka hyr në shërbimin diplomatik të Austrisë në vitin 1963, duke u emëruar ambasador i Austrisë në Londër dhe Beograd.

Në vitin1977 ishte emëruar shef i kabinetit të sekretarit gjeneral të OKB-së Kurt Waldheim në Nju Jork.

Ka qenë ambasador në Buenos Ajres dhe vende tjera deri në vitin 1996, kur u emëruar sekretar gjeneral në ministrinë e jashtme.

Rohan në vitin 2006,së bashku me Ahtisarin udhëhoqi bisedimet për statusin e ardhshëm të Kosovës.

Rohan rrjedh nga një familje fisnike që ka pasur lidhje edhe me familjen e mbretërisë shqiptare.

****

Albert Rohan ka vdekur sot në moshën 83-vjeçare në Vjenë. Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë mediat austriake.

Albert Rohan ishte një diplomat austriak me karrierë të gjatë në Ministrinë e Jashtme të Austrisë, i cili shkroi planin për pavarësinë e Kosovës.

Gjatë bisedimeve për statusin e Kosovës, Rohan ishte zëvendës ndërmjetës i OKB-së.

***

Në moshën 83 vjeçare ka ndërruar jetë ish-diplomati austriak, Albert Rohan, i cili ishte i dërguar i OKB-së në bisedimet për statusin e Kosovës dhe kishte kontribuar në krijimin e Planit të Ahtisaarit.

Lajmi do të përplotësohet…
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat