Hoxhaj për vdekjen e Rohanit: Humbëm një gjigant të diplomacisë

Aktuale

Hoxhaj për vdekjen e Rohanit: Humbëm një gjigant të diplomacisë

Nga: A.SH Më: 5 qershor 2019 Në ora: 15:34
Albert Rohan

Zëvendëskryeministri Enver Hoxha, ndjehet thllësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të mikut të Kosovës Albert Rohan.

Ai përmes një statusi në Facebook e ka cilësuar Albert Rohan njërit nga gjigantët e diplomacisë evropiane dhe nga paqebërësit më të aftë në Ballkan.

Postimi i plotë:

Thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të mikut të Kosovës Albert Rohan, njërit nga gjigantët e diplomacisë evropiane dhe nga paqebërësit më të aftë në Ballkan. Do ta kujtojmë përgjithmonë për aftësitë e tij të jashtëzakonshme intelektuale e diplomatike, ndërsa unë personalisht do ta kujtoj për përvojën që kam pasur rastin ta përfitoj nga ai gjatë shumë viteve të bashkëpunimit të ngushtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat