Thaçi i pikëlluar për vdekjen e Rohan: Do ta kujtojmë si diplomat shembullor

Aktuale

Thaçi i pikëlluar për vdekjen e Rohan: Do ta kujtojmë si diplomat shembullor

Nga: G.B Më: 5 qershor 2019 Në ora: 16:10
Hashim Thaçi dhe Albert Rohan

Ka ndërruar jetë ambasadori austriak Albert Rohan.

E për vdekjen e tij, presidenti Thaçi thotë se është pikëlluar, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka publikuar një fotografi me të, ka thënë se Rohan ka kontribuar për vendosjen e paqes në rajon dhe do të kujtohet si diplomat shembullor, që bëri shumë për Kosovën.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Më pikëlloi vdekja e mikut tim dhe të Kosovës, ambasadorit Albert Rohan. Si negociator në dialogun për statusin e Kosovës dhe si diplomat austriak, Albert Rohan kontribuoi shumë për vendosjen e paqes në rajonin tonë. Do ta ruajmë kujtimin për të si një diplomat shembullor, që bëri shumë për popullin e Kosovës. HTH./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat