Reagon Rusia për rrahjen e rusit në Kosovë, kërkon dënimin në OKB

Aktuale

Reagon Rusia për rrahjen e rusit në Kosovë, kërkon dënimin në OKB

Nga: F. B. Më: 5 qershor 2019 Në ora: 16:17
Mihail Krasnoshçekov

Rusia do të kërkoj që të dënohen të gjithë përgjegjësitë për rrahjen e anëtarit të misionit të OKB-së në Kosovës, shtetasin e këtij vendi, Mihail Krasnoshçekov, ka deklaruar zëdhënësja e ministrisë së punëve të jashtme të Rusisë Marija Zaharova, shkruan “Politika”, përcjell “Bota Sot”.

“Arrestimi dhe rrahja e shtetasit rus anëtar të misionit të OKB-së që ka imunitet diplomatik dëshmon për klimën dhe mungesën e ligjit në atë territor, kundërshtim absolut i së drejtës ndërkombëtare dhe rregullave të kontakteve të civilizuara ndërkombëtare”, tha  Zaharova në takim me gazetarë njofton Tass.

Sipas fjalëve të saj, Rusia do të vazhdoj që me kujdes të përcjell hetimin e këtij incidenti dhe kërkon dënimin e të gjithë përgjegjësve në të gjithë sistemin komandues”.

Njësitë speciale të policisë së Kosovës kanë ndërhyrë ,me 28 maj në veri të Kosovës dhe me atë rast ka arrestuar 28 persona.

U arrestuan edhe dy anëtarë të UNMIK-ut,ndër të cilët ishte edhe Mihail Krasnoshçekov që aktualisht ndodhet në shërim në spitalin ushtarak në Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat