Nitaj: Pusho në paqe miku i madh i Kosovës, Albert Rohan

Aktuale

Nitaj: Pusho në paqe miku i madh i Kosovës, Albert Rohan

Nga: Z.B Më: 5 qershor 2019 Në ora: 16:33
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj, për vdekjen e Albert Rohan, ka thënë se është kalorësi i Pavarësisë së Kosovës, përcjell ‘Bota sot’.

Nitaj këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetin social Facebook ku ka shkruar se, ‘I madh ka qene roli i Austrise ne te dyja shtetet shqiptare. Ata e kishin vendosur gurthemelin e shtetit shqiptar me 1912 dhe te Kosovës, pothuaj 100 vjet me pas’.

Ndryshe, Albert Rohan ka vdekur sot në moshën 83-vjeçare në Vjenë. Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë mediat austriake.

Postimi i plotë:

I madh ka qene roli i Austrise ne te dyja shtetet shqiptare. Ata e kishin vendosur gurthemelin e shtetit shqiptar me 1912 dhe te Kosoves, pothuaj 100 vjet me pas.
Albert Rohan, qe sot paska kaluar ne amshim, sigurisht se eshte Kaloresi i Pavaresise se Kosoves!
Pusho ne paqe miku i madh i Kosoves, Albert Rohan!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat