Veseli për Albert Rohan: I jemi përjetësisht mirënjohës

Aktuale

Veseli për Albert Rohan: I jemi përjetësisht mirënjohës

Nga: Z.B Më: 5 qershor 2019 Në ora: 16:36
Albert Rohan

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për vdekjen e Albert Rohan, ka thënë se ishte një mik i tij dhe i Kosovës, përcjell ‘Bota sot’.

Veseli këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se e ka takuar për herë të parë në vitin 1998, ngase, siç thotë ai, ishte edhe takimi i parë zyrtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me një diplomat nga Europa.

Ndryshe, Albert Rohan ka vdekur sot në moshën 83-vjeçare në Vjenë. Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë mediat austriake.

Postimi i plotë:

Sot vdiq një mik imi dhe i Kosovës, Albert Rohan. E kam takuar për herë të parë në vitin 1998. Ky ishte edhe takimi i parë zyrtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me një diplomat nga Europa. Albert Rohan ishte prej atyre njerëzve që kontribuuan shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. I jemi përjetësisht mirënjohës. Pushoftë në paqe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat