Berisha: Vizita e kryeministrit Haradinaj në Berlin është e veçantë për Kosovën

Aktuale

Berisha: Vizita e kryeministrit Haradinaj në Berlin është e veçantë për Kosovën

Nga: Z.B Më: 5 qershor 2019 Në ora: 16:54
Zëvendësministrin i Jashtëm Anton Berisha

Zëvendësministrin i Jashtëm Anton Berisha, ka vlerësuar vizitën e kryeministrit Haradinaj, në Berlin si të veçantë për Kosovën

Berisha përmes një statusi në Facebook ka thënë se Serbia duhet të lirohet prej zhagitjes përmes temave që tash janë mbyllur si shkëmbimi i territoreve, kushtëzimi i dialogut me taksën.

Ai ka thënë se takimi me kancelarën gjermane Merkel, me kryetarin e Bundestagut Schauble, si dhe me deputetë të grupeve parlamentare është mundësi e shkëlqyeshme për argumentimin e nevojave të Kosovës në forcimin e raporteve bilaterale me Gjermaninë si dhe shtyrjen e proceseve integruese euroatlantike.

Gjithashtu Berisha ka shtuar se, ‘Ideja e Francës dhe Gjermanisë për të ndaluar zhvillimet negative në këtë pjese te Evropës Juglindore është një mundësi e cila duhet shfrytëzuar’.

Postimi i plotë:

Vizita e kryeministrit Haradinaj ne Berlin eshte e nje rendesie te veçante per Kosoven.

Takimi me kancelaren gjermane Merkel, me kryetarin e Bundestagut Schauble, si dhe me deputete te grupeve parlamentare eshte mundesi e shkelqyeshme per argumentimin e nevojave te Kosoves ne forcimin e raporteve bilaterale me Gjermanine si dhe shtyerjen e proceseve integruese euroatlantike.

Ne qofte se kancelarja Merkel, ne autobiografine e saj ka theksuar:” BE-ja eshte Reason d’ Etat per Gjermanine”, atehere eshte e kuptueshme se nje gje e tille eshte edhe per Kosoven. Dhe, bashke me BE-ne, edhe NATO.

Ideja e Frances dhe Gjermanise per te ndaluar zhvillimet negative ne kete pjese te Europes Juglindore eshte nje mundesi e cila duhet shfrytezuar.
Vazhdimi i situates aktuale te trajtimit, shtete te vogla e me probleme te ndersjella do te shtoj perpjekjet e paleve me ndikim gjeostrategjik qe te demtojne Europen pikerisht permes kesaj zone.

Prandaj, Franca dhe Gjermania, do te duhej te jene shtytes te nje projekti te perbashket per rajonin tone, si mundesi per integrim ne BE permes hapave konkret:

1. Liberalizimin e vizave per Kosoven
2. Respektimin dhe njohjen e shtetesise se Kosoves nga Serbia
3. Hapja e kapitujve per negocim me BE-ne, per Maqedonine e Veriut, Shqiperine dhe Bosnen e Hercegovinen.
4. Vendosja e nje date te sakte per integrimin e gjithe rajonit ne BE - qe do te mund te ishte viti 2025.

Franca dhe Gjermania do te mund te ndikonin qe nje pako ekonomike-financiare per rajonin, te perafronin rajonin ne standartet e BE-se, kur dihet se sipas vleresimeve te Bankes Boterore, per nje gje te tille rajonit i duhen 5 deri ne 6 dekada.

Eshte e natyrshme qe Franca dhe Gjermania ndjekin edhe interesat e tyre shteterore, prandaj çdo kontakt me perfaqesuesit e ketyre shteteve eshte ndihmues per ne.

Ajo çfare tash me dihet, delagacioni yne do te rikonfirmoj besimin e kthyer dhe gatitshmerine e bashkepunimit konform standarteve integruese qe insiston gjermania.

Kushtet e lartpermendura do te vlejne edhe per shtetet tjera, duke perfshire edhe Serbine. Ajo duhet te lirohet prej zhagitjes permes temave qe tash jane mbyllur: shkembimi i territoreve, kushtezimi i dialogut me taksen.

Interesi i Serbise, eshte, sic e theksoi deputeti serb Jovanovic, paqja me shqiptaret; ngase jo territori por paqja i mundeson Serbise dhe rajonit perspektiven europiane per nje mireqenie rajonale.

Kjo vizite e kryeministrit tone, do te deshmoj qarte se Kosova eshte pale konstruktive dhe eshte duke i kryer detyrat e saj si pjese e pergjegjese rajonale , do te thoja edhe europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat