Limaj për vdekjen e Albert Rohan-it: Kosova ka humbur një përkrahës të madh

Aktuale

Limaj për vdekjen e Albert Rohan-it: Kosova ka humbur një përkrahës të madh

Nga: A.M. Më: 5 qershor 2019 Në ora: 16:55
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj, ka thënë se me keqardhje e ka marr lajmin për ndarjen nga jeta të mikut të madh të Kosovës, Albert Rohan

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Austria ka humbur një diplomat të shquar, ndërsa Kosova një përkrahës të madh

Postimi i plotë:

Me keqardhje mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut të madh të Kosovës, Albert Rohan. Vdekja e z. Rohan është humbje e madhe jo vetëm për shtetin austriak, por edhe për diplomacinë botërore në përgjithësi. Austria ka humbur një diplomat të shquar, ndërsa Kosova një përkrahës të madh. Qytetarët e Kosovës do t’i jenë përherë falënderues diplomatit austriak për rolin e tij kyç në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe shtetit austriak. FL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat