Vjosa Osmani: Albert Rohan, një ndër mbështetësit më të mëdhenj të pavarësisë

Aktuale

Vjosa Osmani: Albert Rohan, një ndër mbështetësit më të mëdhenj të pavarësisë

Nga: Z.B Më: 5 qershor 2019 Në ora: 17:22
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, për vdekjen e diplomatit austriak, Albert Rohan, ka thënë se ai ishte një ndër mbështetësit më të mdhenjë të rrugës së Kosovës drejt pavarësisë, përcjell ‘Bota sot’.

Osmani këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka rikujtuar edhe një ndër intarvistat e fundit të Albert Rohan, ku ka deklaruar se ideja për ndryshimin të kufijve i ngjajnë logjikës fisnore mesjetare.

Ndryshe, Albert Rohan ka vdekur sot në moshën 83-vjeçare në Vjenë. Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë mediet austriake.

Postimi i plotë:

Paska ndërruar jetë diplomati austriak, Albert Rohan, një ndër mbështetesit më të mëdhenjë të rrugës sonë drejt pavarësisë.

Në një ndër intervistat e tij të fundit, ai thotë se idetë për ndryshim të kufijve i ngjajnë logjikës fisnore mesjetare dhe poashtu kritikon marrëveshjen e vitit 2013 të nënshkruar nga Thaci dhe Dacic, e cila sipas Rohan bie në kundërshtim me Pakon e Ahtisaarit dhe krijon hapësirë për një Republika Srbska brenda Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat