Haradinaj: Rohan kundërshtoi çdo cenim të të drejtave të popullit shqiptar

Aktuale

Haradinaj: Rohan kundërshtoi çdo cenim të të drejtave të popullit shqiptar

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 17:26
Albert Rohan

Për vdekjen e diplomatit austriak Albert Rohan ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Në një postim në Facebook Haradinaj është shprehur i pikëlluar për vdekjen e diplomatit austriak për të cilin ka thënë se është një figurë e shquar për të drejtat e popullit të Kosovës.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Kosova sapo humbi një mik të saj. I pikëlluar me rastin e ndarjes nga jeta të ish diplomatit austriak, Albert Rohan, një figurë e shquar që u angazhua për të drejtën e vendit dhe të popullit tonë e që fuqishëm kundërshtoi çdo cenim të saj. Prehu në paqe mik i Kosovës Albert Rohan!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat