Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, për vdekjen e ambasadorit Albert Rohan, ka thënë se është një lajm i pikëlluar, dhe se sipas tij, ai mbetet një nga diplomatët më me ndikim që kanë formësuar historinë në Kosovë dhe Ballkan në tri dekadat e fundit, përcjell ‘Bota sot’.
Pacolli këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka ngushëlluar familjen e tij dhe Ministrinë e Jashtme të Austrisë
Ndryshe, Albert Rohan ka vdekur sot në moshën 83-vjeçare në Vjenë. Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë mediat austriake.
Postimi i plotë:
I pikëlluar nga lajmi se Ambasadori Albert Rohan ka vdekur. Ai mbetet një nga diplomatët më me ndikim që kanë formësuar historinë në Kosovë dhe Ballkan në tri dekadat e fundit. Roli i tij për pavarësinë e Kosovës do të mbahet mend përgjithmonë. Ngushëllimet e mija për familjen e tij dhe Ministrinë e Jashtme të Austrisë.