Haradinaj: Janë ndarë 34 milionë euro për ndërrimin e filtrave të TC Kosova B

Aktuale

Haradinaj: Janë ndarë 34 milionë euro për ndërrimin e filtrave të TC Kosova B

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 19:49
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar Qeveria e Kosovës që nga fillimi i mandatit e vendosi përkujdesjen ndaj mjedisit si njërën nga prioritetet e saj.

“Sot, në Ditën Botërore të Mjedisit që na kujton rritjen tonë të vetëdijesimit dhe ruajtjes së Ambientit, Kosova është futur në linjë me vendet botërore që janë model në ruajtjen e hapësirës ku jetojnë”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Qeveria e Kosovës që nga fillimi i mandatit e vendosi përkujdesjen ndaj mjedisit si njërën nga prioritetet e saj. Sot, në Ditën Botërore të Mjedisit që na kujton rritjen tonë të vetëdijësmit dhe ruajtjes së Ambientit, Kosova është futur në linjë me vendet botërore që janë model në ruajtjen e hapësirës ku jetojnë. -Qeveria e Kosovës ka krijuar task forcën ndërministrore për veprimet konkrete kundër ndotjes së ajrit prej së cilës rodhën vendime të rëndësishme. -Janë ndarë 34 milionë euro për ndërrimin e filtrave të TC Kosova B. - Ka bërë rritjen e kapaciteteve në sistemin e ko-gjenerimit dhe hapjen e dyerve për projekte me energji të ripërtëritshme që do të ndikojë dukshëm në përmirësimin e ajrit. -Qeveria krijoi task forcën për pastrimin e Kosovës. Por, vetëm bashkërisht mund ta përmirësojmë jetesën në vendin tonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat