Edhe delegacioni i Listës Serbe në Berlin – tema e bisedës situata e sigurisë dhe politike në Kosovë

Aktuale

Edhe delegacioni i Listës Serbe në Berlin – tema e bisedës situata e sigurisë dhe politike në Kosovë

Nga: Fatmir Beka Më: 5 qershor 2019 Në ora: 21:31
Lista Serbe

Delegacioni i Listës Serbe nga Kosova do të qëndroj në vizitë dy ditore në Berlin, ku janë takuar me drejtorin e Zyrës për Evropën Juglindore të Gjermanisë Kristian Helbah, ndërsa tema e bisedës ishte situata aktuale politike dhe e sigurisë në Kosovë, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Delegacioni kryesohet nga kryetari i Listës Goran Rakiç, nënkryetari Dalibor Jevtiç dhe anëtarët Bratislav Nikoliç dhe Sasha Milosavljeviç kanë prezantuar gjendjen e popullir serb në Kosovë dhe shkeljen permanente të drejtave të tyre shkruan gazeta.

Ata kanë potencuar edhe tensionet në rritje që janë rezultat i hapave të caktuar të pushtetit në Prishtinë por edhe nevojën q dialogu të vazhdoj dhe të hiqen pengesat në mënyrë që të i hapet rruga zgjidhjes së problemeve.

U bisedua edhe për aksionin e fundit të policisë në veri të Kosovës “ përdorimin e forcës pa nevojë  me arsyetimin e luftimit të krimit dhe korrupsionit dhe ekzistimit të rrezikut të praktimit të tillë me qëllim frikësimin e popullit serb ".

Helbah ka uruar Rakiçin për zgjidhje të sërishme kryetar i Mitrovicës veri, ndërsa Rakiç konstatoi se ky është urimi i parë i ndokujt nga bashkësia ndërkombëtare që u dashtë të urohet për zgjidhjet te qeta.

Delegacioni i Listës Serbe nesër në Berlin do takohet me këshilltarin e kancelares  Merkel Matias Lutenberg, më pas do ketë takime ne Bundestag.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat