Kacafytja me Bilall Sherifin, Zeka tregon arsyetimin që iu tha Fatmir Limaj

Aktuale

Kacafytja me Bilall Sherifin, Zeka tregon arsyetimin që iu tha Fatmir Limaj

Nga: N.Sh Më: 5 qershor 2019 Në ora: 21:34
Blilall Sherifi dhe Milaim Zeka

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka treguar se çka i ka thënë Fatmir Limaj pas problemit që e ka pasur me Bilall Sherifin, përcjell gazeta “Bota sot”.

Zeka teksa ka komentuar demokracinë në partitë politike, thotë se të gjitha janë të njëjta.

Ashtu siç janë partitë politike të njëjta, Zeka pohon se edhe liderët janë të njëjtë.

“Nuk ka demokraci të brendshme partitë udhëhiqen nga 3-4 persona që kaun një piramidë me intriga. Nuk ka parime në këto parti politike. Njëjtë veprojnë të gjitha partitë politike dhe liderët politikë. Unë kur e kam pas problemin me Bilall Sherifin, kemi shkuar të Fatmir Limaj. Ai e ka ditë krejt edhe rrafsh ma ka ba mua e rrafsh ia ka bërë Bilallit”, ka thënë Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat