Astrit Haraqija për LDK-në: S’ka pasur asnjëherë zgjedhje të brendshme më të këqija se tani

Aktuale

Astrit Haraqija për LDK-në: S’ka pasur asnjëherë zgjedhje të brendshme më të këqija se tani

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 21:39
Astrit Haraqija

Ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në kohën kur president ishte Ibrahim Rugova, Astrit Haraqija ka kritikuar ashpër procesin e brendshëm zgjedhor brenda LDK-së.

Haraqija, në “Debat Plus” ka thënë se ka marrë pjesë në shumë palë zgjedhje të brendshme në LDK, por si zgjedhjet që aktualisht po mbahen në LDK, thotë se nuk ka parë asnjëherë.

“Nuk kam parë asnjëherë këso forme zgjedhjesh. Ti mund të thuash jam parti e frymës rugoviane, parti e madhe, parti demokratike, por nuk mund t’i mbash zgjedhjet fshehtas. Zgjedhjet duhet të jenë të hapura dhe publike. Duhet të ftohen sa ma shumë njerëz të ri dhe të rritet partia me anëtarë të ri”, tha ai.

Ish-ministri nga radhët e LDK-së thotë se në zgjedhjet e 32 nëndegëve të LDK-së në Gjakovë, nuk sheh më shumë se 550 figura.

“550 figura në partinë që llogaritet të jetë e para në zgjedhje në një komunë që ka mbi 100 mijë banorë e që rreth 40 mijë votues dalin në zgjedhje, për mua ka qenë tmerruese”.

Haraqija ka thënë se është absurde që anëtarët e LDK-së të rrehen mes vete në procesin e zgjedhjeve të brendshme.

“Ata njerëz nesër do të dalin të mbledhin vota për partinë. Si të bindin popullin kur këta rrahën mes vete”, tha ndër të tjera Astrit Haraqija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat