Haxhiu deputetëve të AAK-së: Sa për Haradinajn, shkëmbimi moti do të ndodhte

Aktuale

Haxhiu deputetëve të AAK-së: Sa për Haradinajn, shkëmbimi moti do të ndodhte

Nga: A.M. Më: 5 qershor 2019 Në ora: 22:50
Albulena Haxhiu

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas deklaratave të deputetëve të partisë së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se deputetët e kësaj partie po mundohen që t`i mbulojnë aferat korruptive me vizaten e Haradinajt në Gjermani.

Postimi i plotë:

Në konferencën e sotme, dëshmuam korrupsionin e hapur të Haradinajt. Për ta mbuluar këtë aferë të madhe korruptive, deputetët e partisë së Haradinajt për shpërqendrim vëmendje, po thonë se vizita e Haradinajt në Gjermani i jep fund shkëmbimit territorial.

Sa për Haradinajn, shkëmbimi moti do të ndodhte. Ai hoqi lehtësisht dorë nga 8200 ha, do të dorëzohej edhe para kësaj aventure tjetër të rrezikshme të Thaçit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat