Përfundon takimi Merkel-Haradinaj, ky ishte mesazhi i kancelares gjermane për Kosovën

Aktuale

Përfundon takimi Merkel-Haradinaj, ky ishte mesazhi i kancelares gjermane për Kosovën

Nga: D.RR Më: 6 qershor 2019 Në ora: 09:27
Haradinaj-Merkel

Kryeministri Haradinaj ka thënë se ka përfunduar takimin me kancelaren gjermane, Angela Merkel, përcjellë “Bota sot”.

Haradinaj ka falënderuar Kancelaren Merkel për konsistencën e shtetit gjerman sa i përket mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës si dhe për vendimin e Gjermanisë për t’i thënë PO heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës.

“I nderuar me ftesën e kancelares gjermane, Angela Merkel, në Berlin, për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në rajonin tonë dhe për nivelin e lartë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. Sa i përket dialogut me Serbinë theksova se ne jemi për një Marrëveshje Gjithpërfshirëse, ligjërisht obliguese, përfshirë njohjen reciproke, në kufijtë ekzistues.
Me këtë rast e falenderova Kancelaren Merkel për konsistencën e shtetit gjerman sa i përket mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës si dhe për vendimin e Gjermanisë për t’i thënë PO heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës të cilët, ndonëse i përkasin popullit më proeuropian, gjatë kohë janë mbajtur të izoluar.
Nga kancelarja Merkel mora konfirmimin se Gjermania do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në rrugën e saj euroatlantike dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar”, ka njoftuar shefi i qeverisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat