Tha se të gjithë i kemi 2-3 milionë, kjo është pasuria e Xhavit Halitit

Aktuale

Tha se të gjithë i kemi 2-3 milionë, kjo është pasuria e Xhavit Halitit

Nga: D.RR Më: 6 qershor 2019 Në ora: 11:12
Xhavit Haliti

Gjatë ditës së sotme, AKK ka publikuar deklarimet e pasurisë së zyrtarëve publik për këtë vit.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti posedon 1 milion e 20 mijë euro pasuri të paluajtshme, shkruan “Bota sot”.

Në pasurinë e tij llogariten toka pyjore dhe bujqësore, dy shtëpi familjare dhe një banesë.Ndërsa në pasuri të luajtshme, Haliti i ka deklaruar 30 mijë euro, 15 mijë prej tyre stoli ari që i takojnë bashkëshortes. Të holla të gatshme në banka, ai ka mbi 100 mijë euro.

Të hyra vjetore, Haliti ka mbi 30 mijë euro vetëm nga Kuvendi i Kosovës.

Kujtojmë se Haliti në një emision televiziv kishte deklaruar se secili sot i ka 2-3 milionë euro pasuri.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat