Kaq ka pasuri Kadri Veseli

Aktuale

Kaq ka pasuri Kadri Veseli

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 12:26
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka një banesë në Prishtinë në emër të bashkëshortes së tij Violetës e cila në bazë të deklarimit të pasurisë është blerë në vitin 2001 në vlerë 97 mijë euro.

Veseli ka deklaruar se ka blerë një lokal 270 metra katror për vlerën e së cilit nuk ka treguar ndërsa ka thënë se ka marr kredi prej 110 mijë euro për blerjen e tij.

Veseli ka deklaruar se ka një shtëpi të përbashkët pronë e babait të tij si dhe 10 hektarë mal pronë po ashtu e babait të tij.

Veseli merr pagë vjetore  prej 33 mijë euro si kryetar i Kuvendit e po ashtu mbi 5 mijë euro mëditje.

Gruaja e tij Violeta merr pagë vjetore prej 3420 euro si profesoreshë në gjimnazin “Sami Frashëri” dhe 17 mijë e 640 euro nga Kobit PC.

Veseli po ashtu ka deklaruar një veturë Jeep në vlerë 16 mijë e 300 euro dhe para të kursyera në dy banka.

Veseli së bashku me gruan e tij kanë mbi 6 mijë euro të kursyera në banka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat