Pasi Vuçiq tha se nuk do të ketë takim, Thaçi thotë se vetëm do të debatojë me të

Aktuale

Pasi Vuçiq tha se nuk do të ketë takim, Thaçi thotë se vetëm do të debatojë me të

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 12:37
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur në një konferencë për media para udhëtimit për në Bratsillavë, ku do të participojë në forumin “Globsec”, e në të cilin do të marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Vuçiq lidhur me këtë takim kishte treguar më herët që nuk do të ketë një takim me Thaçin, ndërsa pas këtyre deklaratve të Vuçiq, Thaçi ka thënë se do të ketë një debat të jo të lehtë me Vuçiqin në panelin ku do të ketë edhe përfqësues të shteteve tjera dhe të BE-së.

“Do të diskutohet për aktualitetin që ka Kosova. Do të prezantoj të arriturat e Kosovës këto 20 vjet. Do të jetë një mundësi që të diskutohet edhe për dialogun Kosovë Serbi, dhe për arritjen e një marrëveshje historike dhe përfundimtare. Do të jetë një debat edhe jo i lehtë me presidentin (ashtu siç është planifikuar), atë të Serbisë, Aleksander Vuçiq. Ju i dini dallimet tona që i kemi aktualiteti në rajon dhe raporteve ndër fqinjësorë Kosovë-Serbi.”, ka deklaruar Thaçi.

Sa i përket dialogu, kreu i shtetit thotë që ai duhet të vazhdojë i pa kushtëzuar.

“Dialogu duhet të vazhdohet i pakushtëzuar. Më synim që të përmbyllet ky proces historik, jo i lehtë, shumë i rëndë. Për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese në rrafshin ndërkombëtar, që do të përmbyllte të gjitha çështjet e hapura. Që do të nënkuptonte njohje reciproke, dhe njohje nga pesë vendet e BE-së, dhe gjithashtu perspektivë të qartë për NATO dhe BE e OKB. Marrëveshja eventuale Kosovë-Serbi, do të nënkuptojë më shumë paqe dhe stabilitet në Ballkan Perëndimor”, thotë ai.

Thaçi ka treguar se në këtë forum do të kërkojë edhe liberalizimin e vizave, pasi që do të ketë pjesëmarrës edhe nga BE-ja.

“Në Forum do të jenë edhe përfaqësues të BE-së. Do të ritheksojë nevojën që liberalizimi i vizave të ndodh sa më shpejtë të jetë e mundur. S’ka nevojë të ketë hezitime të mëtejshme, sepse kemi plotësuar të gjitha kriteret tash e tre vite. Duhet të marrë fund ky izolim. Koha më e përshtatshme është tani, pa humbur kohë”, ka potencuar Thaçi, raporton Gazeta Express.

Ai thotë se nuk është planifikuar që të ketë një takim kokë më kokë me Vuçiqin në Bratisllavë.

“Në këtë Forum do të kemi një debat penalistëve që marrin pjesë nga vendet e rajonit, duke përfshirë edhe presidentë të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Do të kemi diskutim paneli. Por takim të veçantë nuk do të ketë me presidentin Vuçiqin. S’ka qenë e planifikuar të kem takim me Vuçiqin. Është planifikuar vetëm një mundësi e debatit si panelistë. Çdo vullnet të mirë të kujdoqoft për të vazhduar dialogu i pakushtëzuar do të përshëndetet gjithmonë”, është shprehur presidenti Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat