Haradinaj brenda vitit merr 108.877 euro

Aktuale

Haradinaj brenda vitit merr 108.877 euro

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 12:39
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në deklarimin e pasurisë ka treguar se ka para të gatshme në vlerë 71.720 euro, të cilat i mban në njërën nga bankat në Kosovë, por gjithashtu ka edhe detyrime financiare siç është kredia në vlerë 133.931 euro, TVSH nga qeraja e shtëpisë për 11 muaj gjatë një viti 14.531 euro dhe detyrim financiar për banesë në vlerë 20 mijë euro.

Haradinaj ka deklaruar shtëpi banimi 950 metra, të lëshuar me qere në vlerë prej 300 mijë euro, të cilën e ka ndërtuar me mjete vetanake dhe me ndihmë nga bashkëluftëtarët, pastaj shtëpinë familjare 800 metra katror, e ndërtuar me mjete të përfituara nga shitja e pronave të mëhershme, e cila kap vlerën 270 mijë euro.

Po ashtu, ka edhe një shtëpi tjetër me sipërfaqe 500 metra katror, të cilën thotë se e ka blerë me kredi dhe ka vlerën 202 mijë euro, por ka deklaruar edhe banesën në vlerë 70 mijë euro.

Gjithashtu ka deklaruar 200 hektar tokë kodrinore në vlerë 270 mijë euro dhe 21 ari trull në vlerë 27.300 euro dhe një veturë të bashkëshortes në vlerë 8 mijë euro.

Kurse, të hyrat e Haradinajt për 11 muajt e vitit 2018 nga qeraja ka marrë 73.467 euro, paga mujore si kryeministër 32.710 euro, ndërsa, si person invalidor merr 2.700 euro.

Ndërsa, bashkëshortja e tij nga RTK merr 660 euro në muaj, 1000 euro nga ELSING dhe 1000 nga një agjenci e marketingut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat