Milaim Zeka me gjashtë banesa dhe disa paga

Aktuale

Milaim Zeka me gjashtë banesa dhe disa paga

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 12:49
Milaim Zeka

Deputeti Milaim Zeka i cili së fundi ka paralajmëruar se do të formojë një parti të re del të jetë milioner.

Në bazë të deklarimit të pasurisë Zeka i ka deklaruar gjashtë banesa, shtëpi dhe prona tjera.

Zeka përveç si deputet bashkë me gruan e tij merr pagë edhe nga RTK, nga Universiteti AAB dhe Mozaik.

Zeka bashkë me gruan e tij kanë deklaruar se kanë në banka mbi 50 mijë euro.

Deputeti Zeka ka thënë se të gjitha këto ka arritur t’i bëjë nga puna e tij në Evropë dhe Amerikë që nga viti 1982

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat