Haskuka i VV-së ndër kryetarët më të pasur

Aktuale

Haskuka i VV-së ndër kryetarët më të pasur

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 13:58
Mytaher Haskuka

I pari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka është një ndër kryetarët më të pasur të komunave.

Haskuka i cili vije nga Lëvizja Vetëvendosje, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Pasuria e paluajtshme e Haskukës kalon vlerën mbi 2 milionë euro.

Në të përfshihen shtëpi, banesë, shitore, ara punuese dhe tokë bujqësore.

Të hyra vjetore, Haskuka merr 19 mijë euro nga paga si kryetar, ndërsa bashkëshortja e tij 18 mijë euro nga kompania private.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat