Këshilltari i Pacollit: Heqja e taksës do të ishte tradhti kombëtare

Aktuale

Këshilltari i Pacollit: Heqja e taksës do të ishte tradhti kombëtare

Nga: G.B Më: 6 qershor 2019 Në ora: 14:11
Jetlir Zyberaj

Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të jashtëm, Behgjet Pacolli, ka mbështetur kryeministrin Haradinaj për qëndrimin e tij në Berlin, për ta mbajtur taksën kundër Serbisë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zyberaj ka thënë se taksa nuk u hoq kur u kërka nga SHBA, tani nuk ka arsye që të hiqet dhe heqja e saj do të ishte tradhti kombëtare.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Plotësisht në mbështetje të qëndrimit të Kryeministrit Haradinaj në Berlin për të mbajtur tarifën tregtare kundër Serbisë dhe Bosnjës si mjetin tonë të fuqishëm kundër luftës diplomatike dhe hibride serbe kundër Kosovës.
Ne nuk e hoqëm taksën kur aleati ynë kryesor Shtetet e Bashkuara e kërkuan, nuk ka asnjë arsye dhe argument për ta bërë këtë tani.
Heqja e tarifave do të paraqiste një lloj tradhtie kombëtare. Ne jemi kundër heqjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat